Kryeministri Albin Kurti njoftoi se projekti i banimit të përballueshëm dhe social në Pejë po hyn në fazën e përfundimit.
Sipas tij, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan. Në Kamenicë projekti është në procedurë prokurimi, ndërsa në Shtime dhe Obiliq janë duke u hartuar projektet.
Kurti tha se Qeveria do të jetë pranë familjeve, çifteve të reja dhe atyre në nevojë.
Burimi: Gazeta Express, Ekonomia Online


