Kosova po bëhet destinacion për blerësit nga Shqipëria, të cilët thonë se këtu gjejnë ushqime më të lira dhe më cilësore.
Klodiana Shala, ish-atlete dhe sot sipërmarrëse, tregoi për Radion Evropa e Lirë se të paktën një herë në muaj del jashtë Shqipërisë për të blerë, kryesisht në Kosovë, ku sipas saj çmimet e ushqimeve janë thuajse përgjysmë.
Ajo u ankua edhe për shërbimet shëndetësore në Shqipëri, ku thotë se paguan sigurime të konsiderueshme por merr shërbime minimale.
Kostoja e jetesës është ndër temat e protestave që vazhdojnë prej gati gjashtë muajsh para Kryeministrisë në Tiranë.
Burimi: Telegrafi, Radio Evropa e Lirë


