Lajme

Qeveria mblidhet sot, pritet miratimi i projektbuxhetit për vitin 2027

Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e radhës, që nis në orën 16:00. Pika kryesore në rend dite pritet të jetë projektbuxheti për vitin 2027.

Pasi të miratohet nga kabineti qeveritar, projektbuxheti dërgohet në Kuvend. Atje shqyrtohet nëpër komisione dhe votohet në seancë plenare.

Burimi: Korrekt Press (korrektpress.net)