Politikë

Kuvendi mban seancë të enjten, debati për energjinë mbetet jashtë kësaj jave

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në orën 12:00. Këtë e njoftoi Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së Kuvendit nga AAK, pas mbledhjes së Kryesisë.

Tahiri tha se Aleanca kishte kërkuar një debat për problemet në sektorin e energjisë dhe për çmimet e larta. Megjithatë, sipas tij, nuk u arrit marrëveshje që kjo temë të diskutohet këtë javë.