Politikë

Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar se mbështetja për ish-krerët e UÇK-së që gjykohen në Hagë do të rritet. Ai e tha këtë në mbledhjen e Qeverisë, ndërsa diskutohej për ndarjet buxhetore të vitit 2027, që Qeveria i miratoi të hënën.

Sipas Kurtit, mbështetja do të rritet për katër ish-krerë të UÇK-së, në përputhje me kërkesat e ekipeve të tyre mbrojtëse. Për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes, Qeveria po pret strategjinë nga një grup pune i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca. Sipas burimit, buxheti përfshin një zë të veçantë buxhetor për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Burimi: Bota Sot