Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten, në ora 12:00. Në rendin e ditës janë tre projektligje për shqyrtim të parë: Ligji për Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Ligji për Regjistrimin Bujqësor dhe Ligji për Inspektoratin Qendror për Bujqësi, Siguri të Ushqimit, Veterinari dhe Pylltari.
Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2025, si dhe propozimet e grupeve parlamentare LVV, PDK dhe Lista Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisione parlamentare.
Burimi: Bota Sot



