Sport

Foda për Ibrahimoviqin: Zgjedhja është e tij, shpresoj të luajë për Kosovën

Arijon Ibrahimoviq ende nuk ka vendosur nëse do ta përfaqësojë Kosovën apo Gjermaninë. Futbollisti, që aktualisht është pjesë e Kombëtares U-21 të Gjermanisë, pritet prej kohësh nga Federata e Kosovës.

Përzgjedhësi Franco Foda tha se ka biseduar disa herë me të dhe se vendimi mbetet tërësisht te lojtari. Ai shtoi se shpreson që Ibrahimoviqi të zgjedhë Kosovën, por theksoi se kush vjen te Kombëtarja duhet ta bëjë këtë me zemër. Foda deklaroi gjithashtu se synimi i Kosovës është të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Burimi: Zëri, KosovaPress