Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të Kosovës në Ligën e Kombeve. Kosova pret Izraelin më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor luan në Dublin ndaj Irlandës.
Risitë e listës janë mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi. Në listë janë edhe yjet si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Mërgim Vojvoda. FFK mban sot konferencë për media para dy ndeshjeve.
Burimi: Kallxo.com, Zëri, Syri TV



