Danimarka do të dëbojë atasheun rus të mbrojtjes në Kopenhagë, pasi inteligjenca ruse dyshohet se qëndron pas një plani për vrasjen e reperit amerikano-ukrainas Kyivstoner.
Policia daneze tha se e kishte parandaluar planin në shtator, para një koncerti të reperit në Danimarkë. Ministri i Jashtëm Lars Løkke Rasmussen tha se dëbimi do të bëhet brenda shtatë ditësh.
Burimi: Ekonomia Online, The Guardian


