Lajme

Në Kuvend shfaqet video historike e daljes publike të UÇK-së në Llaushë

Në sallën e Kuvendit të Kosovës u shfaq një video me pamje nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kujtoi ngjarjet e 25 dhe 26 nëntorit 1997 në Vojnik dhe Rezallë të Drenicës, që i paraprinë daljes publike të UÇK-së.

Ajo e lidhi këtë përvjetor edhe me Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar rrënjët e saj në UÇK.

Burimi: Telegrafi