Komuna

Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, ka siguruar 19 vende pune për gratë që kanë përjetuar dhunë në familje.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Adelina Sahiti, tha për Ekonomia Online se marrëveshja u nënshkrua në fillim të “16 Ditëve të Aktivizmit” dhe se gjatë procesit do të ruhen dinjiteti dhe identiteti i grave.

Sipas saj, Prishtina ofron prej katër vitesh edhe ndihmë financiare për qira dhe kushte jetese për viktimat e dhunës në familje.

Burimi: Ekonomia Online