Platforma GoFundMe ka kthyer te dhuruesit të gjitha paratë e mbledhura nga i dyshuari nga Gjilani, i cili pretendonte se vuante nga leukemia akute.
Sipas autoriteteve në Kosovë, ai mblodhi përmes platformës rreth 162.5 mijë euro dhe ndodhet në paraburgim për një muaj.
GoFundMe tha për Radion Evropa e Lirë se ka zero tolerancë për keqpërdorime, se fushata u mbyll dhe se asnjë para nuk shkoi te organizatori.
Burimi: Radio Evropa e Lirë


