Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 13 autoambulanca të reja për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në po aq komuna.
Ato do të shpërndahen në Dragash, Leposaviq, Han të Elezit, Novobërdë, Viti, Zubin Potok, Istog, Obiliq, Podujevë, Partesh, Suharekë, Klinë dhe Lipjan.
Ministri Arben Vitia tha se secila është e pajisur për mbështetjen bazike të jetës, duke mundësuar ndërhyrje në vendngjarje dhe kujdes gjatë transportit drejt spitalit.
Burimi: Telegrafi


