Lajme

Rasti Zekaj: Një muaj paraburgim për ish-vjehrrën, ish-kunatin dhe dy persona të tjerë

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për katër të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlindës dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë, ndërsa dy të pandehurit e tjerë, M.P. dhe G.B., për dhënie ndihme kryesit pas veprës penale.

Paraburgimi vlen nga 24 nëntori deri më 24 dhjetor. Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve.

Burimi: Telegrafi