Ekonomi

Nisën transferet bankare brenda sekondash: Si funksionon TIPS-K

Banka Qendrore e Kosovës njoftoi sot se Sistemi i Pagesave të Shpejta, TIPS-K, ka nisur punën dhe se transferet e para të menjëhershme janë kryer me sukses.

Tani paratë mund të transferohen nga një bankë në tjetrën brenda sekondash, edhe natën, në fundjavë dhe në festa.

Në fazën e parë shërbimin e ofrojnë katër banka: ProCredit Bank, Banka për Biznes, Raiffeisen Bank dhe NLB Banka. Limiti është 3.000 euro për transaksion, me kusht që të dyja bankat të jenë në sistem.

Sistemi ende nuk përfshin pagat, pensionet, pagesat qeveritare dhe transferet ndërkombëtare. Bankat e tjera do të kyçen gradualisht deri në shkurt 2027.

Burimi: Radio Evropa e Lirë, Ekonomia Online