Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e madhe të kredive të familjeve në Kosovë, duke publikuar të dhëna të Bankës Qendrore.
Sipas tyre, vlera e kredive të ekonomive familjare është rritur nga 1.315 miliardë euro në janar 2021 në 3.546 miliardë euro në shtator 2026, një rritje prej rreth 170 për qind.
Gjini theksoi se 29.2 për qind e huamarrësve të analizuar shpenzojnë të paktën gjysmën e të ardhurave mujore për këste, ndërsa 11.5 për qind kanë detyrime që arrijnë ose kalojnë 75 për qind të të ardhurave.
Ai pyeti sa para u mbeten qytetarëve për ushqim, rrymë, barna e fëmijë, dhe kërkoi më shumë vëmendje ndaj kostos së jetesës dhe fuqisë blerëse.
Burimi: Ekonomia Online


