Lajme

Kosova nis rrënime të reja pranë Liqenit të Ujmanit, Beogradi kundërshton

Autoritetet e Kosovës kanë rrënuar dy shtëpi pranë Liqenit të Ujmanit dhe kanë paralajmëruar largimin e katër verandave të tjera, në një aksion kundër ndërtimeve pa leje. Aksioni ka nxitur reagimin e Beogradit.

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, tha se pas pastrimit të zonës rreth Liqenit të Radoniqit, tani po i kthehen Ujmanit. Ajo paralajmëroi aksione të ngjashme edhe te liqenet e Batllavës dhe Badovcit, duke thënë se asnjë ndërtim i paligjshëm rreth liqeneve nuk do të tolerohet.

Aksioni vjen disa muaj pasi Bashkimi Evropian kishte kërkuar pezullimin e rrënimeve në këtë zonë, për shkak të shqetësimeve për procedurat ligjore dhe të drejtat pronësore.

Burimi: Radio Evropa e Lirë