Rajon & Botë

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia duhet t’i zbatojë

Lista Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit me Kosovën. Në programin e saj thuhet se do ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Brukseli thotë se detyrimet e marra përsipër nga palët nuk ndryshojnë me ndërrimin e qeverive. Me Marrëveshjen e vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve, Serbia u zotua se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se pavarësia e saj është e pakthyeshme.

Burimi: Radio Evropa e Lirë