Deçani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të mërkurën në mbrëmje mundi në shtëpi Prishtinën me rezultat 39:29, në ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë.
Te Deçani u dalluan Albi Gjuka me tetë gola, Arbios Mushkolaj me gjashtë, si dhe Isuf Kadrijaj e Brahim Shabanaj me nga pesë. Te Prishtina, Enis Kuleta shënoi dhjetë gola.
Deçani ka tani 12 pikë dhe është i dyti, me aq pikë sa lideri Besa Famgas. Prishtina është e gjashta me dy pikë.
Burimi: Bota Sot



