Trepça ka mundur skuadrën kroate të Splitit me rezultat 94:88, në ndeshjen e xhiros së shtatë të FIBA Europe Cup, të luajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Spliti e fitoi çerekun e parë me tetë pikë diferencë, por Trepça e ktheu rezultatin dhe shkoi në pushim me epërsi 51:46. Kroatët e rimorën epërsinë në çerekun e tretë (67:69), ndërsa në minutat e fundit mitrovicasit ishin më të qetë dhe e fituan ndeshjen.
Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi dhe Andrew Thelwell me nga 18 pikë, Jean-Pierre Tokoto me 16 dhe Dardan Kapiti me 13 pikë.
Burimi: Bota Sot



