Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian. Ai ka ndërprerë shërbimet digjitale dhe dyshohet se janë rrezikuar shumë të dhëna personale.
Sipas “Politico”, incidenti zgjati mbi 10 ditë dhe preku platformat që punonjësit përdorin për pagat, lejet dhe rimbursimet mjekësore, përfshirë sistemet Sysper dhe MyPMO. Të dy sistemet u rikthyen në fillim të javës, por Sysper pati edhe një ndërprerje të shkurtër të mërkurën.
Burimi: Bota Sot, Politico



