Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar SpaceX se ka kufizuar shpejtësinë e terminaleve satelitore ushtarake Starshield në territoret e pushtuara përkohësisht nga Rusia. Sipas tij, terminalet janë kufizuar në 161 kilometra në orë gjatë pesë ditëve të fundit, gjë që pengon kapacitetet ushtarake të Ukrainës.
Zelensky tha se nuk beson se bëhet fjalë për problem teknik, ndërsa SpaceX i ka mohuar pretendimet dhe thotë se nuk ka bërë ndryshime në sistemet e saj.
Burimi: Klan Kosova



