Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat. Sipas tyre, një grevë e tillë mund të lërë tërë Kosovën pa energji elektrike.
Paralajmërimi vjen në të njëjtën ditë kur KEK nisi procesin e startimit të njësisë A4 të Termocentralit Kosova A.
Burimi: Telegrafi



