Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u takua të hënën me akademikë nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë (ASHASH) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).
Në takim morën pjesë Anastas Angjeli nga ASHASH, Besnik Krasniqi nga ASHAK dhe akademiku Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH-it.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit institucional dhe të mbështetjes së nismave të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e lidhjeve akademike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Presidentja i ndau detajet dhe fotografitë nga takimi në një postim në Facebook.
Burimi: Euronews Albania



