Politikë

Kurti ministrave: Zbatojeni programin dhe buxhetin pikë për pikë, do t’ju monitoroj secilin

Kryeministri Albin Kurti u ka thënë ministrave se secili prej tyre mban përgjegjësi për zbatimin e programit të qeverisë dhe të buxhetit pikë për pikë, dhe se ai do ta monitorojë individualisht secilin. Ai i falënderoi ministrat për punën e deritanishme.

Kurti e vlerësoi projektbuxhetin e vitit 2027 si një buxhet që i mban premtimet e dhëna dhe sjell iniciativa të reja, që i shërben qytetarëve duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës cilësore. Ai foli edhe për një transformim ekonomik të vendit.

Deklaratat u bënë pas miratimit të projektbuxhetit prej 4,27 miliardë eurosh në mbledhjen e Qeverisë.

Burimi: Bota Sot