Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka thirrur protestë gjithëstudentore për të hënën nga ora 11:30, pas deklaratave të rektorit Arben Hajrullahu.
Studentët thonë se deri më tani nuk ka pasur kërkim falje as tërheqje nga deklaratat. Ata paralajmërojnë se, nëse nuk ka reflektim, bojkoti mund të shtrihet edhe në njësitë e tjera të Universitetit.
Burimi: Gazeta Express


