Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në panelin e 10 nëntorit ai tha se rreth 20 mijë gra në Kosovë u bënë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, e cila sipas tij u përdor si armë lufte nga aparati shtetëror i Serbisë.
Kurti theksoi se, krahas dënimit të kriminelëve të luftës, është jetike që viktimat të trajtohen dhe rehabilitohen. Ai foli edhe për rindërtimin e shoqërive pas luftës dhe tha se demokracia e zhvillimi nuk duhet të sakrifikohen në emër të stabilitetit. Sipas Kurtit, raporti mes pagës më të lartë dhe më të ulët në sektorin publik ka rënë nga 20 me 1 në 4 me 1.
Burimi: ATSH, Telegrafi



