Kryeministri Albin Kurti deklaroi se më shumë se gjysma e rasteve me kancer të gjirit në Kosovë tani zbulohen në stade të hershme.
Zbulimi i hershëm, përmes vetëkontrollit dhe mamografisë, rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm. Institucionet shëndetësore u bëjnë thirrje grave që të kontrollohen rregullisht.



