Në Fushë Kosovë dhe Prishtinë janë raportuar dy raste të mosrespektimit të urdhrave mbrojtës të gjykatës. Si pasojë, u arrestuan dy persona të dyshuar.
Rasti i parë ndodhi në Fushë Kosovë, nga 30 tetori deri më 1 nëntor. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua më 1 nëntor dhe u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit. Edhe në rastin e dytë, në Prishtinë, i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.



