Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në tryezë interpelanca me ministrin Vitia

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në orën 11:00 për të caktuar rendin e ditës së seancës së radhës plenare. Në fokus është propozimi për interpelancë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas Lajmi.net, në rend dite është edhe një mocion për gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Burimi: Syri TV, Lajmi.net