Ekonomi

Komisioni për Buxhet miraton në parim Projektbuxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2027, me vlerë 4.27 miliardë euro. Projektbuxheti mori gjashtë vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Komisioni miratoi edhe Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2025, me katër vota për dhe dy abstenime.

Burimi: Klan Kosova, KP