Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mbajti sot mbledhjen, me gjashtë pika në rend dite. Ndër to ishin plotësimi i planit të punës dhe i kalendarit të aktiviteteve, hartimi i listës së dokumenteve që do të kërkohen nga institucionet dhe miratimi i buxhetit të komisionit.
Komisioni ka 11 anëtarë dhe mandat deri në gjashtë muaj. Kryesohet nga Burim Ramadani i AAK-së, ndërsa zëvendëskryetar është Adnan Rrustemi i LVV-së.
Burimi: Klan Kosova, Arbresh.info, Albinfo



