Sport

Sonte Irlandë–Kosovë në Dublin, Dardanët për vendin e dytë dhe qëndrimin në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës luan sonte në orën 20:45 në Dublin ndaj Irlandës, në ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Me një rezultat pozitiv, Dardanët do ta siguronin vendin e dytë në Grupin B3 dhe do të mbeteshin në Ligën B.

Në ndeshjen e parë në Prishtinë, në shtator, Kosova fitoi 1-0. Irlanda nuk do ta ketë kapitenin Nathan Collins, ndërsa Kosovës i mungojnë Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

Burimi: Klan Kosova, Telegrafi