Ekonomi

Importi i energjisë i ka kushtuar Kosovës mbi një miliard euro që nga 2021

Sipas një analize të James Frinzit të publikuar në Klan Kosova, kostoja e përgjithshme e importeve të energjisë elektrike që nga viti 2021 e ka kaluar një miliard euro. Vetëm viti 2025 kushtoi rreth 259 milionë euro, ndërsa dhjetë muajt e parë të 2026-s shtuan edhe 205 milionë euro.

Autori vëren se në ankandet e fundit çmimet për energjinë diellore kanë qenë afër 49 euro për megavat-orë, ndërsa për energjinë e erës afër 76 euro.

Burimi: Klan Kosova