Lajme

Dhuna në familje: 10 raste brenda 24 orëve

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar 10 raste të dhunës në familje. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjakovë, Rahovec, Vushtrri dhe Zubin Potok, dhe përfshijnë sulme fizike ndaj grave, dhunë psikologjike dhe kërcënime. Në disa raste të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa janë sekuestruar edhe armë.

Burimi: Gazeta Kosova