Lajme

Nesër protestë kundër femicidit në Prishtinë: “Femicidi është urgjencë kombëtare”

Rrjeti i Grave të Kosovës ka thirrur protestë nesër, më 25 nëntor, në Prishtinë, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”. Protesta nis në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Organizatorët kërkojnë ndryshimin e Kodit Penal që femicidi të jetë vepër penale e veçantë, krijimin e mekanizmit “Femicide Watch” dhe buxhet të qëndrueshëm për strehimoret.

RrGK kërkon edhe vlerësim serioz të rrezikut dhe llogaridhënie nga institucionet, duke theksuar se përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk duhet t’u lihet grave që kërkojnë ndihmë.

Protesta mbahet në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Burimi: Gazeta Express, Ekonomia Online