Lajme

Shqiptari që vodhi pamjet e GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë

Hakeri 21-vjeçar me origjinë shqiptare Arion Kurtaj, i cili kishte vjedhur 90 video nga loja GTA 6, është dënuar me shtatë vjet burg nga Gjykata e Woolwich në Londër.

Ai u lirua menjëherë, pasi koha e kaluar në paraburgim iu llogarit në dënim.

Kurtaj, pjesëtar i grupit Lapsus$, kishte pranuar fajësinë për sulme kibernetike ndaj Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut. Sipas hetimeve, disa prej tyre i kreu nga një hotel ku ishte nën mbikëqyrje, me një telefon dhe një pajisje Fire Stick.

Burimi: Telegrafi, Gazeta Express