Politikë

Gjermania: Jemi në koordinim me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Gjermania thotë se është në koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s për të ardhmen e misionit KFOR në Kosovë.

Një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes tha për Radion Evropa e Lirë se forcat amerikane luajnë rol të rëndësishëm në KFOR, por nuk sqaroi nëse po diskutohet reduktimi i tyre. Detajet e planifikimit nuk bëhen publike për arsye sigurie.

Deklarata vjen pas konsultimeve të 17 nëntorit në Bruksel me zyrtarin e Pentagonit, Elbridge Colby, për praninë ushtarake amerikane në Evropë. Ministri gjerman Boris Pistorius ka thënë se priten ndryshime në numrin e trupave amerikane.

Burimi: Radio Evropa e Lirë