Në Ministrinë e Mbrojtjes ka nisur gara ndërkombëtare “European Defense Tech”, me mbi 200 pjesëmarrës nga fusha e sigurisë, inxhinierisë, inteligjencës artificiale dhe mekatronikës.
Gara organizohet për herë të parë në Ballkan nga ICK, nën patronatin e ministrit Ejup Maqedonci, me garues dhe ekspertë edhe nga Shqipëria, Gjermania, Bullgaria dhe Ukraina. Gjatë tri ditëve ata zhvillojnë produkte për kërcënimet hibride, mbrojtjen kibernetike dhe sfida të tjera të sigurisë.
Burimi: Telegrafi


