Ekonomi

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se vetëm sivjet rreth 45 mijë punëtorë dhe të rinj e kanë lënë Kosovën.

Sipas tij, pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës, mungesa e sigurisë dhe trajtimi i pabarabartë i punëtorëve të sektorit privat po i shtyjnë qytetarët të ikin. Azemi i kritikoi institucionet se nuk po marrin masa konkrete për t’i mbrojtur punëtorët.

Kompanitë po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, sidomos të punëtorëve të kualifikuar.

Burimi: Ekonomia Online