Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u ka bërë thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit.
Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse që përhapet përmes ajrit, edhe para se të shfaqen simptomat. Shenjat kryesore janë temperatura e lartë, kolla, rrjedhja e hundës, sytë e skuqur dhe skuqja e lëkurës. Sipas IKSHPK-së, fruthi mund të shkaktojë pneumoni, encefalit dhe dëmtim të dëgjimit.
Burimi: Telegrafi


