Ekonomi

BQK lanson TIPS-K: nga 23 nëntori transferet mes bankave brenda pak sekondash

Banka Qendrore e Kosovës ka lansuar zyrtarisht Sistemin e Pagesave të Shpejta të Kosovës (TIPS-K). Shërbimi për qytetarët dhe bizneset nis më 23 nëntor me katër bankat e para.

Bankat e tjera do të lidhen gradualisht deri më 23 shkurt 2027, kur përfundon periudha kalimtare tremujore.

Guvernatori Ahmet Ismaili tha se qytetarët dhe bizneset do të mund të transferojnë para mes llogarive në banka të ndryshme brenda pak sekondash. Kryeministri Kurti shtoi se transferet do të bëhen pa kufizim orari, shtatë ditë të javës.

Burimi: Ekonomia Online, Gazeta Express