Politikë

Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: Paralelet e Putinit me Krimenë nuk qëndrojnë

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një shkrim për Kyiv Post, ai argumenton se paralelet që Rusia bën mes Kosovës dhe Krimesë nuk qëndrojnë.

Kurti kujtoi deklaratën e Zelenskyt të 8 gushtit në Beograd, kur ai tha se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar. Sipas Kurtit, bie në sy se kjo deklaratë u bë në kryeqytetin e Serbisë, një nga aleatet më të ngushta të Rusisë.

Kurti shkroi se Zelensky duhet ta njohë Kosovën jo si favor, por sepse kjo do të forconte rendin ndërkombëtar dhe do ta zbulonte mashtrimin e Putinit.

Burimi: Radio Evropa e Lirë, Kyiv Post