Partia Popullore Evropiane (EPP) pritet të pezullojë në fillim të dhjetorit anëtarësimin e Partisë Progresive Serbe (SNS), të udhëhequr nga ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas mediave evropiane, kryesia e EPP-së, e udhëhequr nga Manfred Weber, ka rënë dakord ta propozojë pezullimin. Vendimi përfundimtar merret në Asamblenë Politike të EPP-së, që mblidhet më 7 dhe 8 dhjetor në Bruksel, ku propozimi thuhet se ka mbështetje të gjerë.
Nëse miratohet, SNS do të ketë një vit kohë për të plotësuar disa kushte dhe për të treguar se është gati të reformohet. Përndryshe, rrezikon të përjashtohet përfundimisht. SNS është anëtare e asociuar e EPP-së që nga viti 2016.
Burimi: Bota Sot



