Politikë

Kuvendi mblidhet të enjten: interpelanca me Vitian për pacienten me kancer dhe mocioni për energjinë

Kryesia e Kuvendit e caktoi seancën e radhës plenare për të enjten, në orën 10:00. Sipas shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deputetët fillimisht do të shqyrtojnë katër marrëveshje ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë.

Më pas vjen interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, e kërkuar nga deputetja e PDK-së Sala Jashari, për vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe për mungesën e barnave onkologjike. Në rend dite është edhe mocioni për planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike.

Burimi: Korrekt Press, Koha.net, Zëri