Seanca inauguruese në Zubin Potok, respektohen simbolet e Republikës së Kosovës

Në Komunën e Zubin Potokut pritet nisja e seancës së Asamblesë Komunale ku do të nënshkruhen asamblistët e rinj dhe do të marrë detyrën kryetari i ri i zgjedhur pas zgjedhjeve lokale të tetorit.
Sikur në komunat e tjera, edhe në Zubin Potok janë respektuar simbolet e Republikës së Kosovës.
Në sallën e Kuvendit pak para nisjes së seancës shihet flamuri i Kosovës dhe fotografia e presidentes së Republikës së Kosovës.