Arben Gashi refuzon: As Rashiqi, as tjetri, s’kanë kurrfarë dallimi

Arben Gashi: Nuk votoj as për Rashiqin, as për kandidatin e Listës Serbe – s’kanë dallim mes vete

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me propozimet për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

I pyetur nëse do ta mbështesë Nenad Rashiqin, Gashi tha se nuk do ta votojë as atë dhe as kandidatin e Listës Serbe, pasi sipas tij të dy janë të njëjtë.

“As për Rashiqin e as për atë tjetrin, kurrfarë dallimi s’kanë ata mes vete,” u shpreh deputeti i LDK-së.