Haxhiu, Çitaku e Shala zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit – 101 vota pro, asnjë kundër

Albulena Haxhiu (VV), Vlora Çitaku (PDK) dhe Kujtim Shala (LDK) janë zgjedhur nënkryetarë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Nga votimi i zhvilluar sot, pro votuan 101 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër, ndërsa 9 deputetë abstenuan.

Me këtë, Kuvendi ka kompletuar strukturën udhëheqëse të tij pas zgjedhjes së kryeparlamentarit Dimal Basha.