Tragjedi në Kaçanik: Humb jetën automekaniku 37-vjeçar, Orhan Bela
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Kaçanikut, ku një person humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.
Viktima është Orhan Bela, 37-vjeçar, pronar i autoservisit të njohur “Te Kida”. Sipas informacioneve të para, gjatë punës mbi të ka rënë një vinç, duke i shkaktuar lëndime fatale.
Edhe pse u bë përpjekje për t’i ofruar ndihmën e parë, fatkeqësisht ai nuk arriti të mbijetojë.
Orhan Bela njihej si një profesionist i përkushtuar dhe qytetar shembullor, duke lënë pas një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe gjithë komuniteti i Kaçanikut.