Skandal në Kuvend: S’e respektojnë as rregullin 48-orësh, mblidhen prapë nesër – një ditë para Bajramit!

Deputetët mblidhen sërish nesër – tentimi i 27-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur do të rikthehen nesër në sallën e Kuvendit në përpjekjen e 27-të për ta konstituuar legjislaturën e re. Edhe përkundër tentimeve të shumta, ky proces vazhdon të mbetet i pasuksesshëm.

Kësaj radhe, ndryshe nga praktika e zakonshme ku seancat vazhdojnë pas 48 orësh, vendimi për të mbajtur takimin të enjten vjen për shkak të festës së Kurban Bajramit që bie të premten.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se deputetët do të takohen përsëri më 5 qershor, duke theksuar orarin e saktë:

“Takohemi më 5 qershor, në ora 11:00,” u shpreh Dehari.